Vdes ish-sulmuesi i Belgjikës dhe i Premier Ligës

Emrin e ka Sedrik Rusel (Cedric Roussel) dhe u shua në moshën 45-vjeçare. Flasim për një ish-futbollist të Belgjikës dhe që luajti edhe në Premier Ligë me Uolvesin, i cili vdiq nga ataku në zemër në sheshin e qytetit ku jetonte, në Mons. Ndihma e shpejtë nuk mundi t’ia shpëtonte jetën ish-sulmuesit që e la futbollin në 2015 bë moshën 37-vjeçare, pasi një karriere të gjatë. Në Angli ai luajti për Koventrin dhe Uolvesin, ndërsa në Belgjikë u dallua me Monsin, dhe luajti tri herë me kombëtaren.

Sfidanti.al