Sa aktiv ky Bajerni, flitet për Mauntin, De Jongun dhe Azpilikuestën

Përpjekjet janë të mëdha, por përfundimet e mira ende nuk po duken edhe pse janë marrë Konrad Laimer dhe Rafael Gerrero. Bajerni kërkon më shumë, ndonëse një Harri Kejn duket i vështirë, ndërsa shpresohet të arrihet akordi për Kajl Uolkerin. Në Bavari po mendojnë edhe për lojtarë të tjerë, dhe në plane janë Mejzën Maunti, Frenki De Jongu dhe Sezar Azpilikueta. i pari pëlqehet nga Man. Junajtidi, po ashtu edhe i dyti që bën pjesë tek Barcelona, ndërsa i treti besohej se do të shkonte tek Interi. Nuk dihet nëse bavarezët do të shpenzojnë për të tre, apo ndoshta për dy prej tyre.

Sfidanti.al