Vllaznia e nis me fitore fazën në Bosnjë, Mexhugorja mposhtet 4-0

Trajneri Migen Memelli padyshim që është në fillimet e punës së tij me ekipin shkodran, por gjithsesi kur merr një sukses është gjithmonë ndjesi e mirë. Tekniku korçar u kënaq nga fitorja 4-0 e Vllaznisë së tij ndaj ekipit NK Mexhugorje, skuadër pikërisht e qytetit ku po kryhet faza përgatitore verore. Kuqeblutë ndodhen në Bosnjë-Hercegovinë, dhe golat ishin nga dy për çdo pjesë loje. Fillimisht realizuan Çoba e Balaj dhe më pas Dodaj e Dodev. Shkodranët pritet të zhvillojnë edhe dy miqësore të tjera para ndeshjeve të Ligës së Konferencës.

Sfidanti.al