Britma e Tiranës për arbitrin dhe ..lutja e butë e Dinamos!

Dikur thonin, në veçanti  të moçmit e futbollit, se një arbitër i mirë e bën lojën të rrëshkasë si në gjalp . Në ditët e sotme thuhet se një arbitër i pazoti, apo i  kurdisur keq .. ta bën lojën si një ferr 90 që zgjat minuta ! Të gjithë e kanë provuar këtë torturë, madje është bërë kaq e zakonshme,  sa të duket sikur ua kërkon trupi vetë ekipeve. Por jo të gjithë qajnë me zë, dhe  lotët  shkokan edhe ..jashtë kufirit !

Disa ditë më parë, Tirana deklaroi me të madhe se do të ankohej sipër, shumë lart, përtej zyrave te FSHF-se, , do të ngjitej në zyrat e UEFA-s. Tamam,  atje ku  fabrikohet  … drejtësia hyjnore. Kurse Dinamo jonë, por me mbiemër anglez, Siti,  për ndeshjen me Vllazninë, ose më mirë të themi trajneri i saj, Ilir Daja, nuk shkon tek një prift i huaj ne UEFA ,  por lutet  në kishën tonë te FSHF –ja. Beson ose bën gjasme ,  sikur  e keqja e madhe vërtitet  te arbitri…nuk ngjitet dot lart!

“ Këtë spektakël e prishi arbitri Bajramaj- shprehet trajneri  Daja. “ Do i kërkoja Federatës që të caktonte një ndërkombëtar. Unë kam 4-5 muaj që nuk e kam parë të drejtojë këtë arbitër..” E di apo bën sikur … Daja? Kur arbitrat zhduken me muaj të tërë  dhe kur rishfaqen  dhe   guxojnë të  bëjnë “bomberin”   në fushë, kjo dëshmon se është penduar dhe nuk do t’ia dredhë më ..udhëheqjes !

Sfidanti.al