Vinicius” “kërcënon” Realin

Madridi e ka të vështirë të gjejë qetësi. Pas largimit të yjeve si Ronaldo apo Benzema, dy liderë të vërtetë, në shtëpinë e Realit kanë ndryshuar shpesh herë hierarkitë. Situata është akoma më e nxehtë këtë sezon pasi në Madrid zbarkoi një yll i ri si Kylian Mbappe. Afrimi i tij ndryshoi edhe një herë balancat, por për trazuar ambientin ka menduar Vinicius jr. Sulmuesi brazilian duket i pakënaqur me mënyrë se si po trajtohet këtë sezon pasi në sytë e tij meriton më shumë, meriton të paktën të paguhet po aq sa edhe Mbappe.

“Nxehet çështja Vinicius”, shkruan Marca në faqen e parë. Prej kohësh, sulmuesi brazilian po joshet nga Arabia Saudite, me klubet saudite që janë të gatshme të bëjnë çmenduri financiare për të pasur në skuadër. Oferta e fundit e tyre ishte shokuese, teksa i vendosën në tavolinë një kontratë 5 vjeçare dhe 1 miliardë euro pagë për 5 sezone, 200 milionë euro në vit. I vetëdijshëm se ky nuk është një blof, Vinicius ka ngritur zërin duke i kërkuar Realit përmirësim të pagës, të paktën të barazohet me Mbappe.

E ndryshme është situata në radhët e Barcelonës, pasi drejtuesit e klubit blaugrana vijojnë punën për të siguruar të ardhmen. Pas Gavi, Pedri apo Araujo, tani ishte radha e një tjetër talenti, Pau Cubarsi, me këtë të fundit që rinovoi kontratën e tij me Barcelonën deri në 2029.

sfidanti.al