Barsaleta  si “drogë” për të mundur sot Poloninë !

Sa afer dhe sa larg eshte Boterori? Cfarë s’dëgjon në prag të ndeshjes  me Poloninë. Xhevairet nuk kanë të sosur kur ndizet  shpresa me fantazi  për “dy ndeshje” dhe… katapultojmë  në Botëror.  Ishalla nuk e ka thënë Silvinjo, por ndonjë “brazilian” tjetër :  I gjithë Brazili bën tifo  per Shqipërinë ! Silvinjo qënka i vetmi trajner brazilian në vallen botërore, kur  vetë Brazili i madh e ka trajnerin Italian, Ançelotin.

..Afro 40 vite më parë, në Botërorin e Meksikës, tamam  më 1986-të, kur Botëroret mezi i shikonim edhe ne ekran dhe jo më t’i “prekësh me dorë”  si këtë herë, na ka mbetur në kujtesë një barsaletë spektakolare. Prapë me Brazilin, jo me Silvinjon , por Zikon, gjeniun e mesfushës. Kur luante Brazili,  edhe pse Botërori luhej në Meksikë, Ziko kthehej nga Korça !?- keshtu thuhej 40 vite më parë, per te treguar rrenjet e gjysherve te tij. . Një zot e di se nga i binte Korça, por Ziko bënte të vetën…”luante dhe per ne”.

Sfidanti.al