Gabim i pabesueshëm i klubit madrilen. Mjeku ka kryer ekzaminime në gjurin pa probleme të sulmuesit francez. Shkarkohet menjëherë përgjegjësi i shërbimit mjekësor, ndërsa lojtari garanton se është rikuperuar 100%. Lajmi është vërtet sensacional. Në intrigën e dëmtimit në gju të Kylian Mbappe ka diçka vërtet groteske. Në Francë bëjnë me dije se në Madrid kanë diagnostikuar gjurin e gabuar të lojtarit, të djathtin, ndërkohë që probleme kishte i majti.
Gjithçka e ka zbuluar për radion francize ‘Rmc’ gazetari Daniel Riolo. Lajmi ka bërë bujë, ndërsa në Spanjë janë shtangur, duke gjykuar se nuk mund të jetë e vërtetë. Por nuk është aspak shaka.
Mbappe në dhjetor ka pasur dhimbje në gjurin e majtë, që më pas u përkeqësua. Klubi i dërgoi analizat te një mjek i jashtëm, që tha se për gjurin e francezit nuk ka probleme serioze. Problemi në fakt ishte, sepse doktori ngatërroi gjurin dhe nuk dihet se si ka ndodhur kjo. Real Madrid, i tronditur nga kjo ngjarje, ka ndryshuar përgjegjësin e shërbimit mjekësor, duke kthyer Niko Mihiç, doktorin që akuzoi publikisht Barcelonën për doping.
sfidanti.al

