Tani qarkullon si anektodë se sa herë që shefat e futbollit do të kenë nevojë për “puthje” me Qeverinë, arbitrat duhet të bëjnë gati gafat që pas tyre të vijë dhuna, e pas dhunës.. bojkoti i famshëm! Por kur gafat i provokojnë arbitrat, a ka shans që të çohet nga “varri”edhe Shoqata e Futbollistëve , e vdekur shumë kohë më parë se Shoqata e Arbitrave, për të bërë sikur di të ngjallet? Ajo që ndodhi në ndeshjen e Kupës,Tirana me Laçin, dëshmoi se saga e lajthitjeve të arbitrave do të vazhdojë me hir dhe pahir, bile tani.. pa patur frikë nga të fortët e shkallëve. Nga futbollistët jo e jo, sepse e dinë mirë fundin e skenarit , kurse populli i mbijetuar i kampionatit, më mirë të përballojë një teatër që zgjat 90 minuta, sesa të provojë shijen e menysë së fundit..3 vite burg nëse kapërcen gardhin e “teatrit”…
Sikur ta kishim para syve atë që do të ndodhte në ndeshjet e Kupës, aq sa me shpoti dëgjohej se kthimi i policëve nëpër stadiume do t’i jepte më shumë zemër arbitrave, për ta kapërcyer edhe më shumë lirinë e komanduar. Madje për të plotësuar edhe normën e javës që bënë pushim. Treshja e arbitrave në ndeshjen Tirana-Laçi , me në krye arbitrin Laver Alla, manifestuan me 3-4 bëmat e tyre , të tilla sa nuk u mbuluan dot as me 3 gola për bardheblutë, se bojkotet që kurdisen si me bilbil nga bilbilat, kanë qëllime të mëdha që nuk lidhen me jetesën e proletareve te futbollit, por vetëm me ata sipër, të cilet e shtrëngojnë dhe lirojnë lakun sipas interesit të ndeshjes…
Sfidanti.al