Një klub i madh ka nevojë për financa të fuqishme, për lojtarë të mëdhenj, por sidomos për një trajner të madh. Mançester Siti, ashtu si Çelsi i Abramoviçit në 2004 me Murinjon, zgjodhi saktë duke marrë Pep Guardiolën. Rezultatet flasin vetëm, pasi jo vetëm po fiton tituj dhe po luan futboll spektakolar, por edhe po hedh bazat për një ekip fitues për vite me radhë.
Që nga janari 2018 deri më sot, janë plot 11 lojtarë që kanë rinovuar kontratën, përfshi edhe yjet e mëdhenj si Kun Aguero, Edersoni, Stërlingu apo Ajmerik Laporti. i fundit, padyshim jo nga rëndësia, Bernardo Silva, një nga lojtarët kryesorë të skemave të katalanasit. Ylli portugez firmosi marrëveshjen e re deri në vitin 2025, me pagë 150 000 paund stërlina në javë. Edhe Reali i Madridit ishte i interesuar për të, sipas njoftimeve në media.
Bernardo Silva, 24-vjeçar, është kthyer në një figurë spektakolare në “Etihad”, që kur erdhi nga Monako. Edhe shokët e ekipit e vlerësojnë lart, aq sa Benzhamin Mendi i ka vënë nofkën “Pablo Pikaso”.
Sfidanti.al