PSG, shfryrja e dufit mund t’i kushtojë Nejmarit; UEFA nis hetimin për të

Telashet po i afrohen Nejmarit. Sulmuesi brazilian i Paris Sën Zhermenit është vënë në shënjestrën e UEFA, e cila ka hapur një hetim në aspektin disiplinot ndaj tij për kritikat e forta të futbollistit në drejtim të arbitrtit të ndeshjes me Mancester Junajtid pas përfundimit të saj që solli edhe eliminimin e transalpinëve.

‘Është një turp-kishte deklaruar Nejmar në rrjetet sociale-caktojnë 4 persona që nuk kuptojnë asgjë nga futbolli për të verifikuar një episod. Vafshin në të…’

Nejmar, 27 vjecar që nuk luan që nga fundi i muajit janar për një dëmtim në metatarsën e pestë të këmbës së djathtë rrezikon të dënohet me një gjobë ose me ndeshje pezullim, dënim që do ta kryejë në sezonin e ardhshëm në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Evropë, Ligën e Kampioneve.

sfidanti.al