Kolumbi, arbitri Oskar Ruiz në vorbullën e skandalit seksual

Një skandal seksual ka tronditur botën arbitrale në Kolumbi. Nën akuzë është Oskar Hulian Ruiz, një ndër më të mirët e 20 viteve të fundit në Amerikën Latine. Ruzi akuzohet për ngacmime seksuale dhe tentativë kërcënimi në drejtim të disa kolegëve të tij. Ata që i ngritën këto akuza të rënda ndaj Ruiz, ishin Harold Perija dhe Karlos Cavez që deklaruan se u bënë viktima të ‘përkujdesjeve’ të vecanta të Ruiz. Fjalët e Perijës nuk lënë shumë vend për interpretim.

‘Nga viti 2007 deri në momentin që e lashë arbitrimin, Ruiz më ngacmonte vazhdimisht-tregon Perija-tentonte të më prekte testikujt dhe të ndenjurat, thoshte fraza me nënkuptim. Thoshte se mund të shkoja larg, pasi ai kishte shumë pushtet’.

Perija është tërhequr nga arbitrimi pak kohë më parë dhe tregoi se Ruiz kishte pushtetin për të zgjedhur anëtarët e bordit drejtues të Shoqatës së Arbitrave, organizmi që cakton gjyqtarët e ndeshjeve. Nga ky bord drejtues u largua edhe Havier Reina pasi kishte denoncuar situata të cuditshme, ndërsa Perija shkoi edhe më tej me akuzat e tij duke shënjestruar një tjetër personazh, Imer Macado, ish arbitër ndërkombëtar dhe anëtar i Këshillit Arbitral të Federatës Kolumbiane të Futbollit. ‘Macado erdhi drejt meje e më preku testikujt.Ishte dicka e tmerrshme-tregon Perija-më pas më preku të ndenjurat dhe filloi të flasë duke përcmuar punën time. Në atë kohë nuk e denoncova, por tani po’.
Protagonisti tjetër i cështjes, Karlos Cavez tregon një episod tketër. ‘Ruiz më preku testikujt ndërsa po dilja nga dushi duke më thënë se bëhet fjalë për një pagesë-tha Cavez.

Në këtë moment, në Kolumbi po ndodh gjithcka pasi akuzat për ngacmime seksuale ka edhe në kombëtaren e futbollit të femrave të kategorisë Under 17. Por emri i Oskar Ruiz ka një peshë të madhe në vendin amerikanolatin. Ai ka gjykuar ndeshje në Botërorët 2002, 2006 e 2010 dhe në disa raste është zgjedhur arbitri më i mirë në Amerikën e Jugut. Ka arbitruar më shumë ndeshje nga të gjithë në Kupën Libertadores, 106 dhe është renditur arbitri i tretë më i mirë në dekadën 2001-2010 në të njëjtin nivel me Kolinën dhe pas Lubos Mishel dhe Markus Merk

sfidanti.al