Ja vlen batuta, Shalke: Le të shikonim Tereza Mejin të mbrohej nga Sane

Sportiviteti është në nivelet më të larta, kur gjen qetësinë dhe klasin për të lëshuar një batutë pas humbjes më të rëndë. Shalke vërtet provoi atë që Dante Aligieri e quante “s’ka dhimbje më të madhe sesa kur kujton kohët e lumtura, në mjerim”, por edhe i dha forcë vetes për një postim origjinal në  Tuiter.

“Do të donim të shikonim Tereza Mejin të përpiqej për t’u mbrojtur nga Leroi Sane”, – ishte batuta zyrtare e klubit gjerman, pas disfatës 0-7 me Mançester Sitin në Champions. Sane shënoi një gol, por shërbeu asistë për 3 rrjeta të tjera, shënuar nga Stërling, Foden dhe Gabriel Zhezus. Për më tepër, Sane ka qenë më parë lojtar i Shalkes, dhe gjermanët po flisnin për një ish-djalë “të shtëpisë”.

Shalke nënkuptoi humbjen e kryeministres britanike në Parlament, me 149 vota kundër më shumë, në votimin për Breksitin (Brexit). Geri Lineker iu përgjigj postimit të gjermanëve po me një shaka duke shkruar se “me këtë ritëm (golash), Shalke duket se do të humbasë po aq rëndë nga kryeministrja jonë”.

Sfidanti.al