Dasma e Sergio Ramos e Pilar Rubios, nën notat e muzikës së Aerosmith apo të AC/DC

Në 15 qershor në Sevija, Serhio Ramos dhe Pilar Rubio do të kurorëzojnë historinë disavjecare të tyre të dashurisë me martesë. Ceremonia do të zhvillihet në katedralen e qytetit, ndërsa pritja do të zhvillohet në fermën e kapitentit të Realit të Madridit. Por kjo dihej tashmë, pasi vetë cifti e bëri të ditur gjatë një interviste për ‘El Hormiguero’ përpara disa javësh.

Gjatë programit u mësua gjithashtu se do të organizohej një festë private dhe të ftuarit në momentin që do të hyjnë në fermë do të lënë telefonët dhe apartet fotografikë mënjanë për t’u ndjerë mirë dhe për t’u argëtuar. Në të njëjtën kohë Serhio Ramos dhe Pilar Rubio bënë të ditur se do të ketë edhe një surprizë, por nuk theksuan se për cfarë bëhej fjalë. Pilar Rubio la të hapur vetëm 1 pistë kur tha se do të jetë dicka e madhe dhe nuk është flamenko.

Kjo vuri në lëvizje mediat e kronikave rozë në Spanjë të cilat zbuluan se surpriza ishte prania e një prej dy grupeve legjendare të rockut; Aerosmith ose AC/DC. Mësohet se cifti prej muajsh ka nisur bisedimet për të ftuar një nga këto dy banda shumë të njohura të muzikës dhe grupi që ka më shumë mundësi të jetë i pranishëm në dasmën e futbollistit duket se do të jetë Aerosmith.

sfidanti.al