Tek Mançester Junajtidi nuk pati mundësi ta tregonte këtë aspekt. Kristiano Ronaldo luajti në “Old Traford” vetëm deri në moshën 23-vjeçare dhe pastaj kaloi tek Reali. Në Madrid, ai shënoi 450 gola në 438 ndeshje, fitoi katër Champions si dhe shumë trofe të tjera, por u dallua jo vetëm si kampion dhe fitues, veçse edhe si udhëheqës. Janë të famshme skenat e fjalimeve të tij motivuese në dhomën madrilene të zhveshjes, krah për krah me kapitenin Sergio Ramos.
“Vesin” nuk e harroi tek Juventusi, siç u filmua nga kamerat në tunelin e stadiumit të Torinos, në pushim të ndeshjes së Championsit ndaj Atletikos. Shumë foto dolën në media ku shihej Kristiano duke motivuar shokët e ekipit, madje edhe duke u përballur me nerva dhe emocione të forta me gjyqtarin e takimit. CR7-ta doli i rëndësishëm për 3 golat e shënuar, por edhe për moralin ndaj ekipit.
Nuk mungoi ky karakter i tij as me kombëtaren e Portugalisë, dhe me siguri lidershipi i tij u ndje shpesh. Nuk do të harrohet kurrë energjia dhe motivimi që i dha lojtarëve, sidomos Fontes apo ndonjë tjetri në finalen e Euro 2016-ës. Jo më kot, ai edhe fitoi titullin europian ndaj Francës favorite.
Sfidanti.al