A bëjmë një xhiro me furgonin e VAR-it? Për ty futboll..s’ka vend!

Me VAR apo pa VAR? Sa mire.. sikur kjo të mos ishte çështja ! Kur sistemi VAR preku tokën e “shqiponjave” të futbollit, edhe pse nuk ishin të paktë ata që mendonin se “ustallarët” do ta shpërfillnin teknologjinë, askujt nuk i kishte shkuar mëndja se VAR –i qe kushtoi 2 milion euro..do të punonte me “turne”. Një herë do të ishte prezent , sa për të thënë se jemi në një hap me botën, nw kampionat, dhe në turnin tjetër, do të ktheheshim tek stili i vjetër,ne Kupë, në botën tonë të pashoqe, ..ku gjërat i vendos “qeveria” dhe jo teknologjia…

Dhe “qeveria e topit” ka vendosur që VAR-i të mos jetë në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë! Dhe Derbi qe po humbet emrin dhe lezetin, Tirana-Dinamo, luhet për 7 palë qejfe, pa VAR dhe dy ekipet e lavdisë as nuk dënjojnë të pyesin : pse nuk vjen për ne furgoni i VAR-it? Apo do t’i prishte punë? Po pse do të jetë VAR në Superligë dhe të mos jetë në ndeshjet e Kupës.. Si ka mundësi ky “racizëm teknologjik” mes kompeticioneve , ku dhe njëri dhe tjetri,predikohen se të çojnë ne rrugën e madhe…

E dinim apo e kishim marrë me mend se VAR nuk do ta fitonte dot betejën me një armatë zyrtarësh qw kanw ngjitur vithet prej gati 20 vite nw kolltuqe, të cilët nuk jetojnë dot pa patur pushtetin mbi lojën, por nuk e dinim që vetë UEFA , zonja e madhe , e cila edhe ofron 2 milion euro për VAR dhe u thoka presidentëve të federatave : Ta gëzoni VAR-in, secili mund ta përdorë sipas “rregullave” dhe marifeteve të veta ! Dhe sipas rregullit( lexo antirregullit) të habitatit tonë, , Kupa e Shqipërisë, me veset dhe me molepsjet që injektohen nga lart, si do ta duronte që golat të vendoseshin nga furgoni ..edhe pse ata të shkretët kanë një furgon tjetër sipër kokës…

Sfidanti.al