Ç’bën Milani? Fiton 150 milionë euro nga treshja Teo-Benaser-Leao apo i mban?!

Kjo shifër nuk është e sigurt, por e qartë është që janë tre lojtarë mjaft të kërkuar. Teo Hernandez, Ismael Benaser dhe Rafael Leao janë disa nga emrat e shquar të këtij Milani që po mbahet fort në krye të Serisë A bashkë me Napolin. Sipas “La Gazeta delo Sportit”, Paolo Maldini, Gazidhis dhe Pioli po mendojnë që të rinovojnë kontratat e tyre që përfundojnë në 2024 e pritet të trefishohen në 4 milionë apo më shumë rrogat që aktualisht janë 1.5 milionë për secilin. Gjithsesi, ekziston edhe një variant, që të transferohen dhe Milani të fitojë ndoshta 150 milionë euro. Besohet se drejtuesit kuqezinj do të preferojnë variantin e parë.

Sfidanti.al