Ç’është ky Botëror që rrezikon të eleminojë kaq shumë yje!

Le t’i marrim me radhë, dhe janë nga ata emra që shkëlqyen verën e shkuar. Kristiano Ronaldo, Robert Levandovski, Xhixho Donaruma, Zhorzhinjo. Po flasim për yjet e Europianit, por që rrezikojnë të mbeten jashtë Botërorit të Katarit. Ronaldo ishte shënuesi më i mirë, Këpuca e Artë, Donaruma ishte Lojtari më i mirë i turneut, Levandovski cilësohet si favorit për Topin e Artë, dhe po ashtu Zhorzhinjo është një pretendent i madh, ashtu si Lionel Mesi. Të gjithë këta rrezikojnë (Mesi, ndërkaq, është më i qetë ndonëse ende nuk e ka arritur kualifikimin. Portugalia e CR7-ës është në plej of, edhe Polonia e Levandovskit, madje edhe kampionia e Europës, Italia, e Donarumës dhe Zhorzhinjos.

Sfidanti.al