Portierja e kombëtares iraniane e futbollit për femra ka hedhur në gjyq federatën e futbollit të Jordanisë. Ajo akuzon federatën jordaneze për bullizëm pas akuzave sipas të cilave ajo në të vërtetë është një mashkull. Zohreh Kudaei, 32 vjec, priti dy penallti në ndeshjen e fituar 4 me 2 ndaj kombëtares jordaneze, duke e kualifikuar për herë të parë ekipin e saj në Kupën e Azisë të futbollit për femra.
Por pas përfundimit të ndeshjes federata jordaneze kërkoi një verifikim të gjinisë së saj, nga ana e federatës aziatike të futbollit. Në një intervistë për mediat turke portierja iraniane u shpreh se ishte grua dhe kjo situatë është bullizëm nga ana e Jordanisë, dhe për këtë arsye ka vendosur ta hedhë në gjyq. Në denoncimin e saj federata jordaneze shkruante se kombëtarja iraniane për femra kishte precedentë të tjerë për sa i përket gjinisë së futbollisteve dhe dopingut. Presidenti i federatës jordanze i kërkoi asaj aziatike që të shqyrtonte me seriozitet këtë rast.
Trajnerja iraniane u shpreh se Jordania po kërkon justifikime për humbjen e lojës pasi shihej si një nga ekipet më të favorizuara. Ajo shtoi se stafi mjekësor ka ekzaminuar me kujdes secilën lojtare në kombëtare, edhe për nivelin e hormoneve. Kjo për të shmangur cdo problem të kësaj natyre. Futbolli është shumë popullor për femrat iraniane dhe pse në Iran ligjet e ashpra islamike i ndalojnë ato të ndjekin ndeshjet e ekipeve të meshkujve në stadium. Në 2015-ën kombëtarja iraniane u akuza se kishte 8 lojtare në ekip të cilat në të vërtetë ishin meshkuj në pritje të operacionit për ndryshimin e gjinisë.
Sfidanti.al