Dinamo humb, por eleminon Tiranën pas 20 penalltive

Në kupë ishte një dramë, diçka që nuk u pa në ndeshjen e Superligës, dhe skuadra më e mirë nuk u kualifikua. Është Dinamo në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë pas humbjes 0-2 me Tiranën në “Arenën Air Albania” dhe kalimit pas gjuajtjes së 20 penalltive. Gjumsi në 35’ dhe Limaj me penallti në 78’ ishin autorët e golave për bardheblutë, ndërsa 11-metërshat përfunduan 8-7 për blutë. Portieri i Dinamos, Edvan Bakaj, priti 3 penallti, ndërsa ai i Tiranës, Valon Bekaj, ndaloi dy gjuajtje të kundërshtarëve.

Vetë trajneri Bledi Shkëmbi pranoi se gëzimi është për kualifikimin, ndërsa loja ishte për të dëshiruar. Shehi i Tiranës tha se “ia bëmë yzmetin, por nuk patëm fat”, ndërsa presidenti bardheblu, Halili, hodhi poshtë akuzat për marrëveshje me Dinamon në linjën kupë-kampionat. Tirana e mundi kundërshtarin në derbin e Superligës 4-0, ndërsa në kupë gjithçka ishte shumë më e ekuilibruar. Tashmë, në çerekfinale do të ketë një derbi tjetër, ai Dinamo-Partizani.

Sfidanti.al