Mund të jesh 38 vjeç si Dani Alveshi, e të kesh klauzolë 100 milionë euro!

Rroga e tij është më e vogla e mundshme që jepet në La Ligën e Spanjës (paska edhe dysheme) me 300 000 euro në sezon. Dani Alvesh, dikur një lavdi e Barcelonës dhe e Brazilit, ka pranuar të luajë në “Kamp Nou” në kushte të tilla, por klubi katalanas nuk ka ngurruar që të sillet sikur të jetë në një “sallon aristokracie”. Mbrojtësi 38-vjeçar i krahut ka klauzolë prej 100 milionë eurosh, pavarësisht moshës, dhe nëse do të duhet t’i themi gjërat “shqeto”, kjo është vërtet qesharake. Kaq e madhe është kërkesa e klubeve në Europë për të marrë Dani Alveshin sot?

Sfidanti.al