Publiku në të gjithë botën dhe analistët, me sa dimë, kanë mendim tjetër, por kur e thotë ish-krahu i tij i djathtë duhet të ndalohemi një moment e të analizojmë. Skoti Pipen ka sulmuar ashpër Majkëll Xhordanin, atë që cilësohet si legjenda më e madhe e basketbollit për të gjitha kohët, duke e akuzuar se e ka shkatërruar këtë sport. “Unë mund të arrij deri aty sa të them se ai e shkatërroi basketbollin, – deklaroi Pipeni, – në vitet 80-të, në NBA topi pasohej vazhdimisht, por kjo mori fund në vitet 90-të. Fëmijët donin të ishin si Xhordani, por Majku nuk donte të pasonte, nuk donte të kapte topat në tabela, nuk donte të mbulonte lojtarin më të fortë kundërshtar. Ai donte që të tjerët të punonin për të. Për këtë arsye, mendoj se Lebron Xhejmsi është lojtari më i madh i të gjitha kohëve, ai mishëron gjithçka që duhet të ketë një basketbollist”.
Sfidanti.al