Juvja e tronditur para Lacios, përveç Bernardeskit, Kielinit e De Shilios, në rrezik edhe Dibala

Masimiliano Alegrit nuk po i ecën shumë me fatin këto kohë dhe nuk ka qenë thjesht “faji” i tij që ka ndryshuar formacionin në çdo ndeshje këtë sezon. Trajneri i Juventusit është në alarm për shkak të dëmtimeve në prag të ndeshjes tepër të rëndësishme në Serinë A kundër Lacios. Në stadiumin “Olimpiko” të Romës, “Zonja e Vjetër” nuk do të ketë lojtarë të rëndësishëm si Kielini, Bernardeski dhe De Shilio, por po ashtu Paulo Dibala është kthyer me probleme nga ndeshjet me Argjentinën. Shpresa mbetet dhe vetë sulmuesi thotë se “jam mirë, mos u shqetësoni”, por Alegri kërkon që ai të jetë në maksimum për një ndeshje kaq të vështirë.

Sfidanti.al