Alarm i rremë tek Liverpuli: Mane, Henderson e Robertson janë gati!

Mund të themi se ekzistojnë disa për qind dyshime, por kryesorja e tablosë është pozitive. Trajneri Jurgen Klop deklaroi se Sadio Mane nuk duket se ka ndonjë problem pas dëmtimit të pësuar në kombëtare gjatë ndeshjeve të Botërorit. Sulmuesi i Senegalit pati më shumë dhimbje dhe thjesht nuk u sforcua në maksimum gjatë stërvitjes, por kjo nuk pritet ta pengojë të jetë në ekip për ndeshjen e fundjavës në Premier Ligë ndaj Arsenalit. “Sadio është shumë mirë, me disa dhimbje, por shumë mirë, – tha Klopi, – dëmtime të tilla kanë dhimbje, por ai u stërvit me ne në të gjitha seancat këto ditë”. Edhe kapiteni Xhordan Henderson, si dhe mbrojtësi i krahut Andi Robertson duket se kanë lënë pas dëmtimet e pësuara përkatësisht me Anglinë dhe Skocinë.

Sfidanti.al