Në anglisht i thonë “darts”, në italisht janë “freçete” (freccette), ndërsa në shqip nuk është se kemi ndonjë fjalë të përcaktuar mirë për një lojë të tillë. Le ta quajmë “qitje me shigjeta”, ndërsa është një sport ku sportisti hedh shigjeta të vogla me dorë, drejt një tabele qitjeje. Ky lloj sporti është i veçantë sepse në të garojnë meshkuj e femra së bashku, dhe një vajzë nga Anglia po bën emër. Kjo është Fallon Sherrok, 27 vjeç, që u bë femra e parë që arrin në çerekfinalet e një Grand Slemi (Çmimi të Madh). Sherroku mundi austriakun me origjinë boshnjake, Mensur Suljoviç 10-5 duke arritur çerekfinalet ku do të ndeshet me Piter Rajtin, dhe do të synojë të vendosë rekorde të tjera.
Sfidanti.al