Ka qenë një legjendë e Mançester Junajtidit të viteve 60-të, dhe e skuadrës së tij kombëtare. Denis Lou ishte një sulmues i denjë për epitetin “makinë golash” dhe për nder të karrierës që pati, pushteti vendor në Aberdin i ngriti një statujë në qytet. Në përurimin e statujës në qytetin skocez ishte vetë Lou si dhe ish-trajneri legjendar i Mançester Junajtidit, Sër Aleks Ferguson, edhe ai një skocez. Të dy, ata hoqën mbulesën nga statuja. “Është një nder për mua që jam në këtë ceremoni, – tha Fergusoni, – Denisi ka gjithçka që duhet të ketë një skocez i vërtetë. Ai nuk pati frikë ta niste karrierën profesionale në Angli kur ishte 15 vjeç”. Denis Lou lindi në Aberdin, ndërsa është i vetmi skocez që fitoi Topin e Artë, si dhe u shpall lojtari europian i vitit.
Sfidanti.al