Korona po bezdis Kimihun, ylli i Bajernit sërish rrezikon

E bëri një karantinë shumë pak kohë më parë, por sërish mund të jetë i detyruar të bëjë një tjetër. Xhoshua Kimih nuk u paraqit në stërvitjen e Bajernit këtë të enjte sepse kishte vendosur të izolohej të paktën për një ditë. Ai kishte takuar një të dyshuar me Kovid dhe për këtë bëri një test të shpejët PCR. Në pritje të analizave, trajneri Nagelsman nuk e ka të qartë nëse mesfushori do të mund të jetë në fushë. Kimih ka qenë titullar në të 11 ndeshjet e Bajernit këtë sezon në Bundesligë, duke shënuar 3 gola e shërbyer 4 asistë, ndërsa “Kikeri” i ka dhënë notën 2.73. Futbollisti është i pavaksinuar, ndonëse izolimin për shkak takimi me një të dyshuar për Kovid mund ta bëjnë edhe ata që janë të vaksinuar. Për ndeshjen e sotme ndaj Augsburgut në 20:30, Nagelsmani do të lerë në stol Kingsli Komanin që ka qenë i dëmtuar, ndërsa edhe Zyle mund të mos luajë.

Sfidanti.al