Një ngjarje e rëndë një jetë që këputet në mes në moshën 17-vjeçare dhe dy prindër që humbin motivin kryesor për të jetuar. Argjentina u trondit nga vrasja e një 17-vjeçari futbollist në lagjen Barrakas Sentral të Buenos Airesit. Lukas Gonzales u vra kur një plumb i policisë e kapi në kokë. Policia informoi se makina ku ndodhej 17-vjeçari kishte përplasur një agjent dhe se refuzoi të ndalonte. “Më shkatërruan jetën, – thotë babai i Lukasit, – makina ku ishte djali shtoi shpejtësinë sepse ata patën frikë se mos sulmoheshin. Ata që e bënë këtë, duhet të paguajnë”.
Sfidanti.al