Ka qenë një nga “mbretërit” e mesfushës në vitet 80-të, dhe magjia e tij ka vazhduar edhe në vitet 90-të. Lotar Mateus mbahet mend nga Gjermania, nga Bajerni, por edhe nga Interi (duke mos harruar Gladbahun), dhe “La Gazeta delo Sport” e pyet për sfidën e Serisë A të kësaj fundjave, mes Interit e Napolit. “Beteja” është të dielën në orën 18:00 dhe Mateus e sheh si shumë të fortë, duke thënë se “Interit i duhet patjetër fitorja që të mbetet pranë kreut”. Po ashtu, ish-kapiteni gjerman shton se “nëse Interi fiton, ka shanse për të luftuar për titull”. Së fundi, ai bën një krahasim të yjeve të epokës së tij me këta të sotmit, ndërsa në vitet 80-të përballë tij ishte Maradona i Napolit. “Sot nuk ka më lojtarë që të bëjnë diferencën si ne atëherë, edhe pse ka mjaft lojtarë shumë të mirë”, – përfundon ish-ylli zikaltër.
Sfidanti.al