3 tradhëti brenda një barazimi: vetë Partizani, Lushnja apo..arbitrat?

Ajo që ndodh me Partizanin në këto momente në Superligë është mënyra më flagrante për të kuptuar se “demat” luajnë bukur me fjalë, bëjnë sikur skuqen nga turpi që ofron java, dhe sapo dalin në fushë, zbulojnë pa droje, se ka edhe më keq. Pas 4 golave me Kukësin, të cilët  u harruan falë gjetjes “terapike” duke mbjellë pemët e  Bashkisë, pas humbjes më enigmatike me Skënderbeun, ku e kërkuan golin tek porta e korçarëve dhe e gjetën tek porta e tyre, as nuk pritej që puna të shkonte edhe më keq ne Lusnje. Një barazim mediokër me ekpin fundor, me ekipin misterioz  që edhe pse Superliga ia ka bërë para kohe “funeralin”, herë dorëzohet pa shpirt ne fushë,  herë kafshon sikur të jetë i gjallë dhe me shpresë për të jetuar…

Ka nga ata që u mesuan të shijojnë futbollin e tredhur dhe pyesin sikur janë tradhëtuar : ç’pati kjo Lushnja kundër Partizanit ? Pse nuk luan me thikë nëpër dhëmbë kundër të gjithëve? Dikush e ngre stekën e tradhëtisë , duke lëshuar tymuesen se i “vdekuri u ngjall”  këtë herë, tamam kundër “demave”, me anë të një zarfi që në Superligë pagëzohet si “kafe” që ndihmon lojën dhe jo  pazaret. NJe kafe që  nuk e cënon nderin,  nëse  ka mbetur akoma. Më mirë të ishte i vërtetë ky version, se sa kur shikon në foto penalltinë që fshihet brënda fanellës së Asanit, që duket si fustanedhë nga tërheqja flagrante brenda zones.Mu aty të shpon pyetja: po arbitrat ç’patën që futën hundët dhe duart  në këtë ndeshje lilipute? Sikur perënditë e klubit dhe ato të Federatës kishin bërë një pakt burrërie: të kuqtë të mbyllin gojën nga akuzat, ndërsa FSHF t’i bënte arbitrat më të ëmbël ndaj tyre.Sidoqoftë, Partizani ka një autoprivilegj të madh, me të cilin gënjen kë   mundet,  se di t’i shpjegojë me ‘arsye”  humbjet apo këtë  barazimin fatal , ku të vetmit që nuk kanë faj  janë ..partizanët e topit të shfryrë.

Sfidanti. al