Luis Enrike  trajner i Arsenalit, por me një kusht që vlen  230 milion euro

Në fund të këtij sezoni, tanimë, është bërë e sigurt se trajneri kohëgjatë i Arsenalit, Arsen Venger, do të largohet dhe tani gjithçka vërtitet rreth asaj se kush do ta pasojë atë në stolin e “nxehtë” të drejtimit. Si trashëgimtar potencial i trajnerit francez po përmendet më shumë emri i ish-trajnerit të Barcelonës Luis Enrike.

Por, sikurse shkruan gazeta angleze “San”, ai ka një kusht që ta marrë përsipër Arsenalit – 230 milionë euro në dispozicion për blerjen e lojtarëve të rinj që, me fjalë të tjera, do të thotë një “remont” të përgjithshëm të këtij klubi të Londrës Veriore. Sipas gazetës së lartpërmendur, askush, ndoshta, me përjashtim të Aleksander Lakazetit dhe Pjer Emerik Obamejangut, nuk e ka vendin të sigurt tek Arsenalin, sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al