Berluskoni nuk heq dorë, do ta blejë serish Milanin!

Tajkuni (pasaniku) i njohur italian, Silvio Berluskoni, ia shiti, vitin e kaluar, Milanin një konsorciumi kinez, por fakti që këtij ekipi të famshëm italian i ka ikur shansi që të kualifikohet për në Champions, ka zhgënjyer si pronarët e rinj, ashtu edhe ish-pronarin e tij. Ky biznesmen dhe politikan kontravers italian ka qenë në krye të Milanit që viti 1986, ndërkohë që ekipi i tij e ka fituar pesë herë Champions-in evropian, tetë herë Serinë A dhe tre tituj evropianë. Sidoqoftë, një nga arsyet se përse Berluskoni ka në plan që ta blejë përsëri Milanin, është se ai ka humbur shumë votues.

“Në fund të fundit, unë do ta blej përsëri Milanin. Shumëkush më pyet se përse e shita atë. Për këtë arsye, ne kemi humbur shumë votues”, vuri në dukje ish-bosi i famshëm i Milanit.

Milani, tani për tani, mbas 34 ndeshjeve të zhvilluara në Serinë A, ndodhet në vendin e 7-të me një pikë më pak se Atalanta, ndërkohë që ai do të luajë në finale të Kupës së Italisë me Juventusin.

Sfidanti.al