Zomeri do të jetë menjëherë portieri numër 1 i Bajernit

U paguan 8 milionë euro për kartonin e tij dhe Gladbahu vërtet që nuk arriti që ta mbante, por gjithsesi mori dyfishin e shumë që bavarezët ishin gati që të paguanin për të. Jan Zomer është tashmë portieri i ri i Bajernit dhe trajneri Julian Nagelsman e ka bërë të qartë se do ta aktivizojë si titullar. “Kjo nuk është shkencë raketore, – thotë tekniku, – një portier mund të përshtatet për 15 minuta me shokët e rinj të skuadrës. Nuk duhet studiuar gjashtë muaj për këtë”. Zomeri pritet të luajë këtë të premte ndaj Lajpcigut në rifillimin e Bundesligës, ndonëse vizitën mjekësore do ta kalojë vetëm sot. Pra, duket se nuk do të ketë shumë kohë për t’u njohur me shokët e tij, jo më për t’u përshtatur, por Nagelsmani ka besim.

Sfidanti.al