Xheko thyen rekordin e Ronaldos, shënuesi më i vjetër i Superkupës së Italisë!

Është 36 vjeç e 110 ditë dhe me rrjetën që shënoi në portën e Milanit kaloi një legjendë. Edin Xheko ia doli të ishtë më i moshuar sesa Kristiano Ronaldo me rrjetën në finalen e Superkupës së Italisë ku i dha Interit epërsinë 2-0. Ai u bë lojtari më i vjetër në histori që shënon në këtë konkurrim, ndërsa tek Milani ishte edhe Olivie Zhiru që është më i madh sesa Xheko, në moshën 36 vjeç e 307 ditë.

Sfidanti.al