Suksesi ishte pranë dhe do të kishte bërë punë. Për skuadrën e Erik Ten Hagut do të kishte qenë një mrekulli që të fitohej ndeshja e 10-të radhazi pas triumfit në derbin ndaj Sitit, por kampionati anglez prandaj është më i vështiri në botë. Kristël Palasi e respektoi fushën e vet duke barazuar në sekondat e fundit me goditjen e dënimit të Majkëll Olisit. Në fund të pjesës së parë, Junajtidi kaloi në epërsi me golin e Bruno Fernandesit, por pastaj erdhi minuta fatale e 91-të. Madje, pati edhe një lajm të keq sepse Kasemiro u dëmtua dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Arsenalit këtë fundjavë. Tani, Junajtidi ka 39 pikë, po aq sa Siti, por me një ndeshje më shumë, ndërsa edhe Njukasëlli është vetëm 1 pikë prapa. Ky barazim ishte një tjetër dhuratë për Arsenalin pasi atij që i bëri me fitoren e derbi, pasi londinezët mund të shkëputen në 11 pikë në krye të renditjes, të paktën në krahasim me “djajtë e kuq”.
Sfidanti.al