Zidan: Si mund të jemi favoritë në gjysmëfinalen e Championsit?

Ka një plus të madh ky njeri, duket gjithnjë tepër i qetë. Nuk mund të jetë ndryshe Zinedin Zidan, një nga gjenitë e vërtetë të futbollit, që ka parë dhe ka fituar kaq shumë në këtë sport. i duhet një qetësi e tillë Realit në prag të sfidës shumë të fortë ndaj Atletikos në Ligën e Kampionëve, dhe trajneri i “merengesve” doli në konferencën për shtyp, i qartë për ato që thoshte.

“Si mund të jemi favoritë? – ishin fjalët e tij pas pyetjes, – jemi në gjysmëfinalen e Championsit, dhe shanset janë 50 për qind me 50 për qind. Ne nuk duhet të mendojmë për këtë, por vetëm për të fituar ndeshjen, madje duke menduar sikur nuk do të ketë ndeshje të dytë”. Reali e ka mundur Atletikon në tre edicionet e fundit të Ligës së Kampionëve, në 2014 e 2016 në finale, dhe në 2015 në çerekfinale.

Zidan shpreson që publiku në “Bernabeu” të jetë në mbështjetje dhe jo duke vërshëllyer, siç edhe ka ndodhur ndonjëherë, ndërsa nuk dëshiron të flasë për të ardhmen e tij. “Le të ndodhë çfarë të ndodhë, mua nuk më intereson”, – tha fituesi i Championsit në fuqi, që gjithashtu nuk deshi të komentonte një fitorje “dyshe” (Europë dhe La Liga), duke u mjaftuar me fjalët “jam i përqëndruar tek ndeshja e radhës, aspak tek ajo e së shtunës”.

Sfidanti.al