Penallti për Partizanin?  Maviolat “vrasin” me porosi arbitrin e Derbit

Ky është rasti flagrant për të kuptuar pse nuk merr përgjigje pozitive pyetja: perse nuk kemi arbitra të rinj të talentuar? Quhet Juxhin Xhaja, arbitri që mbajti ndeshjen derbi Tirana-Partizani  dhe konsiderohet nga të gjithë, madje edhe nga kolegët e tij, si një nga bilbilat më të këndueshëm nga brezi i ri. Pak kohë më parë, u bë i njohur për një rast rekordmen, kur në një ndeshje, në harkun e 70 sekondave dha dy penallti,  të cilat morën vlerë dhe kur maviolat( kallashët zyrtarë) i bekuan si të drejta. Për shkak të shpejtësisë së tyre, sa hap e mbyll sytë,  Juxhini  meritoi pagëzimin “ Bolti i penalltive”. Por, në ndeshjen e fundit, paska qënë përsëri një penallti, tashmë jo dy apo tre,  pre i së cilës ka rënë  protagonisti cilësor i ndeshjes , Xhaja.  Një penallti, të cilen bukur fort  mund ta merrte çdo ekip i Superiores pa patur qarje dhe ankime , por kur fjala është për Partizanin,  janë të parët zyrtarët që armatosen me maviola për të “vrarë’ edhe krijesën e pafajshme. Të gjithë thanë se Juxhini  e kaloi me sukses provimin e Derbit,  por ishte populli ai që shijon keshtu lojën dhe mallkon dorën e mëkatit, ndërsa zyrtarët  kombinuan djallezishëm një marifet tejet hileqar, ku askush nuk mund te mbetet i pafajshem.

Për t’i thënë Partizanit se edhe ti je klient i sistemit tonë, ku penalltitë më shumë dhurohen sesa fitohen me meritë, ku edhe ju “demat” merrni dhurata për hir të një kampionati që duhet mbajtur gjallë me rivalitet pikësh, maviolat në llogore të ndryshme.. kanë thirrur me zërin e pabesë: “ Nuk ishte penallti ajo e Bathës,  pasi po ta shikosh me lupën zyrtare këmba e mbrojtësit të Tiranës nuk ka lëvizur..”. Në fakt,  po ta shikoje në dinamikë, ishte një penallti dhe jo një dhuratë nga “djalli i zyrave”.  Për hir të së vërtesës, e cila nuk vlen shumë në bursën zyrtare, këmba e futbollistit Doka ka lëvizur , por në ekran e kanë “ngrirë” shefat dhe u shit si një penallti e paqënë, nga e cila përfitoi Partizani, ekipi që vazhdon të “presë” koka viktimash.Nga ato,  të cilët edhe kur nuk kanë faj, kujdesen  mësuesit e tyre të maviolës që t’i rëndojnë me akuza të  fabrikuara enkas.  Një ritual tepër i rrezikshëm, kur kujton se pas “vrasjes me dashje” të një arbitri me të ardhme,si Juxhin Xhaja, më pas,  vazhdon ekzekutimi publik  në media ndaj gjyqtarit, kur edhe presidenti i Kukësit, Gjici gjuan i fundit: “  Partizani merr penallti dhuratë për të fituar derbin..”

Sfidanti.al