Kristiano Ronaldo nuk ka qenë CR7-ta e vërtetë në kampionat, por nuk ka zgjënjyer aspak në Ligën e Kampionëve. Historia është me portugezin dhe trajneri i tij, Zinedin Zidan, e di mirë këtë dhe ka besim absolut tek numri 7. Gazeta “Marka” raporton se trajneri i Realit shpreson shumë që skuadra e tij ta eleminojë Paris SG në turin e dytë të Championsit, falë golave të zakonshëm të Kristianos.
Statistikat janë me Ronaldon. Sezonin e kaluar, Reali doli kampion i Europës pasi ylli i tij kryesor shënoi 10 gola në 7 ndeshjet pas fazës së grupeve. Në total, ai ka realizuar 44 herë në ndeshjet me eleminim deri në finale, që nga koha kur ka mbërritur në Madrid. Dy trofetë e fituar radhazi, si askush tjetër, dhe tre Champions në 4 sezonet e fundit, janë një provë tjetër bindëse se Reali nuk mund të merret aq lehtë, po ashtu si Ronaldo.
Sfidanti.al