Fitorja ndaj Valencias dhe kualifikimi për në finalen e Kupës së Mbretit nuk kaluan pa stres dhe lodhje, ndaj edhe Lionel Mesi pati nevojë që të shtendosej e të mblidhte forcat sërish. Si shpesh herë, ai zgjodhi qetësinë dhe lumturinë e familjes, duke postuar në rrjetet sociale, foto të vetat në shoqëri të djemve të tij, Tiago e Mateo.
I veshur thjesht, siç mund të rrijë njeriu në shtëpi të vet, Mesi 30-vjeçar duket se kaloi një kohë të këndshme me njerëzit e tij më të shtrenjtë. Në foto mungonte mamaja e djemve, Antonela, e cila ndoshta kishte shkuar për një kontroll në maternitet, pasi është sërish shtatzënë.
Mesit po i kalon koha mirë, jo vetëm në familje, por edhe në fushën e lojës, pasi ka shënuar 35 gola deri tani këtë sezon, ka dhënë shumë asistë, ndërsa Barcelona është në finalen e Kupës së Mbretit, e shkëputur thuajse fatalisht në krye të La Ligës, si dhe favorite për të fituar Championsin.
Sfidanti.al