Po flasim jo vetëm për rrjeta, por sidomos tepër të rëndësishme. Olivie Zhiru ishte transferimi që u tregua në mënyrë modeste nga Milani, gati-gati si me turp, por sulmuesi francez po tregohet vendimtar, madje edhe më shumë se kaq. Siç informon “La Gazeta delo Sporti”, veterani francez i kushton kuqezinjve vetëm 70 000 euro për çdo gol. Kjo, lidhur me pagesën që ai merr. Për më tepër, Zhiru ka shënuar gola vendimtarë, siç ishin dy rrjetat vjet në derbin ndaj Interit (2-1) që realizuan kthesën për tek titulli. Ai shënoi edhe në Rexhio Emilia në ndeshjen që i dha kurorën ekipit të Piolit. Këtë sezon, realizoi sërish për Milanin në derbin ndaj Interit dhe po ashtu edhe në ndeshjen në Gjenovë ndaj Sampdorias ku ekzekutoi saktë penalltinë.
Sfidanti.al