Sherri në 378 sekonda, plot 47 vetë në fushë në Juve-Salernitana

Ishte diçka që zgjati jo edhe aq pak. Konflikti deri edhe fizik në terrenin e stadiumit “Alianc” të Torinos ishte prej mbi 6 minutash (378 sekonda). Mjaftoi anulimi i golit të Bonuçit që të krijohej një sherr i madh dhe sipas mediave italiane në fushë hynë deri në 47 persona. Një shkelje e plotë e rregullores, ndërsa priten dënime të rëndësishme për Alegrin, Milikun dhe Kuadradon. Habia ishte e madhe sesi situata i doli nga dora organizatorëve dhe rojeve të sigurisë, ndonëse konflikti nuk ishte i ashpër, më vetëm përballje sy më sy dhe ofendime.

Sfidanti.al