Varrimi i Mbretëreshës lë Premier Ligën pa … kamera dhe policë!

Në mesjavë nuk do të ketë problem që të zhvillohet ndeshja e Çelsit në Champions ndaj Salcburgut, por fundjava pritet të sjellë probleme. Në Britaninë e Madhe është parashikuar ceremonia e varrimit të Mbretëreshës së ndjerë, Elizabeta II, dhe kjo do të thotë se vëmendja mediatike dhe shtetërore do të jetë e përqëndruar aty. Kjo pritet të pengojë Premier Ligën angleze për ndeshjet që duhet të rikthehen të luhen, pasi u anuluan fundjavën që u mbyll. Mediat shkruajnë se Çelsi-Liverpul është në dyshim për shkak se forcat e sigurisë do të jenë të përqëndruara tek ceremoniali vdekësor mbretëror, dhe po kështu ndeshjet do të jenë të rrezikuara sepse televizioni “Skaj” do t’i ketë kamerat të angazhuara po ashtu. Pritet të shihet sesi do të zgjidhet ky problem logjistik.

Sfidanti.al