Rafael Nadal ka problemet e veta fizike, ndërsa Novak Gjokoviç pengohet nga “barrierat” e rregullave dhe të autoriteteve meqë nuk është i vaksinuar për koronavirusin. Gjithsesi, ndër tre legjendat e tenisit botëror, më keq se të gjithë e ka Rozher Federeri. Në moshën 41-vjeçare, legjenda zvicerane nuk po arrin dot të kthehet në fushë, ndërsa është larguar që pas humbjes në raundin e katërt të Uimbëlldonit vitin e kaluar. Pritej që Federeri të kthehej në terren më vonë këtë muaj në Kupën Lejvër për Zvicrën e tij. Kjo nuk do të ndodhë, ndërsa fituesi i 20 Grand Slemeve duket se ende ka probleme me gjurin që e operoi pas Uimbëlldonit në 2021. A do të kthehet ndonjëherë në karrierë Federeri? Tifozët ende shpresojnë që po.
Sfidanti.al