Xherrardi mund ta ketë titullin e tij, Siti i 2014-ës, prag dënimi si Juvja!

Kur vjen e keqja hapi derën dhe kështu po ndodh për klubin më të pasur anglez për momentin. Mançester Siti mund të humbasë titullin e vitit 2014, nëse do të gjenden shkelje në atë periudhë, pasi Premier Liga do të jetë e detyruar që t’i heqë pikë në renditje dhe kjo do të bënte që vendi i dytë të shpallej kampion. Pra, Liverpuli që në atë kohë drejtohej sërish nga kapiteni i lavdishëm, Stiven Xherrard. Skuadra e kuqe, që kishte në përbërje edhe Luis Suarezin, doli në vend të dytë pas një lufte të ashpër, dhe pasi dështoi në fund në ndeshjen ndaj Çelsit të Murinjos, me gabimin e bërë nga vetë Xherrard. Nëse kjo realizohet, atëherë ish-mesfushori i famshëm me numrin 8 do ta ketë më në fund atë titull që nuk e fitoi dot gjatë gjithë karrierës së tij. Do të ishte një titull i fituar pas 24 vjetësh, pra ky i tanishmi që do të fitohet nga skuadra e Jurgen Klopit nuk do të ishte i pari në 30 vjet. Siti, ndërkaq, do të kishte edhe probleme financiare, dhe për të respektuar rregullat e UEFA-s do të duhej të transferonte yjet si Rahim Stërling, Ajmerik Laporten dhe Kevin De Brujnin.

Sfidanti.al