Klopp është i sigurt: Juventus, favorit për të fituar Ligën e Kampioneve

Edhe pse në Itali po përjeton një moment të vështirë, Juventus vazhdon t’i gëzohet një reputacioni pozitiv në Evropë. këtë e konfirmon as më shumë e as më pak, por vetë Jurgen Klopp, trajneri i skuadrës kampione të Evropës me Liverpoolin që e konsideron Zonjën e Vjetër si kandidate të fortë për të fituar Ligën e Kampioneve

‘Juventus është favorite për të fituar Ligën e Kampioneve-tha Jurgen klopp në një intervistë për të përditshmen britanike ‘The Guardian’-që përpara se të niste sezoni, skuadra që unë e konsiderova favorite për fitoren e këtij kompeticioni, por mesa duket nuk e shoh shpesh futbollin italian sepse nuk arrij të kuptoj se si nuk është në krye të klasifikimit me 10 pikë avantazh nga vendi i dytë. Ka skuadrën më të mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time, me futbollistë shumë cilësorë, është një cmenduri’.

sipas Klopp, skuadra e tij, Liverpooli është ende një e panjohur edhe pse po e dominojnë Premier Leaguen.

‘Edhe skuadra e bayernit është e rëndësishme dhe nëse PSG do të jetë mirë, është po aq fantastike-vijoi Klopp-dhe nuk mund të injorosh Barcelonën apo Manchester City. nuk e kam idene se deri ku mund të arrijmë, por në këtë moment nuk duhet ta mendojmë këtë dhe të përqendrohemi të sfida me Atleticon’

sfidanti.al