Griezmann shuan zërat: Unë dhe familja ime jemi të lumtur në Barcelonë

Antoine Griezman ditët e fundit është folur shumë për një pakënaqësi në radhët e Barcelonës dhe se nuk ndihet mirë te skuadra katalanase. Por sulmesi Francez me një fjali të vetme shoi të gjitha zërat që po e rrethojnë atë. Në përfundim të ndeshjes me Getafen që barcelona e fitoi 2-1, ku Griezmann shënoi golin e parë, 28 vjecari tha: ‘Jemi shumë të lumtur dhe po argëtohemi shumë’

Më pas ai foli edhe për rendimentin në fushën e lojës me Lionel Messin me argjentinasin që i dha assist në momentin e shënimit të golit ndaj Getafes duke siguruarse cdo ditë e më shumë gjërat po përmirësohen

‘Jam këtu prej 7 muajsh e megjithate ende duhet të mësojmë lëvizjet e njëri-tjetrit-tha Griezmann-por me kalimin e kohës gjërat do të bëhen akoma më mirë. Me Messin po argëtohemi teksa po punojmë së bashku dhe kjo do të përmirësohet akoma më shumë’.

sfidanti.al