Vendimi i UEFA për të dënuar Manchester City me skualifikim nga Liga e Kampioneve në dy sezonet e ardhshme dhe me 30 milionë Euro gjobë, ishte temë diskutimi jo vetëm në media, por në të gjithë ambientet sportive. Për këtë cështje foli edhe trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidanë, skuadra kundërshtare e Citizens në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve me francezin që nuk ngurroi të vlerësojë skuadrën e Pep Guardiolës pavarësisht situatës së krijuar rreth saj.
‘Nuk e di se cfarë do të ndodhë-tha Zidane kur u pyet në lidhje me dënimin e Manchester City-ajo që do të them është se do të flasim për futboll kur të përballemi me të. Është një skuadër shumë kompetitive, shumë e fortë dhe kjo nuk do të ndryshojë. në këtë moment, problemi im është ndeshja me Celta Vigon’
Reali i Madridit dhe Manchester City do të luajnë ndeshjen e parë mes tyre në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve në 26 shkurt në Santiago Bernabeu, ndërsa ajo e kthimit do të luhet në ‘Etihad Stadium në muajin mars
sfidanti.al