Manchester City pas dënimit, Guardiola mund të qëndrojë

Vendimi i UEFA për të dënuar Manchester City ka krijuar një situatë shqetësuese të klubi anglez, madje ngriti shumë dyshime për të ardhmen e trajnerit Pep Guardiola kontrata e të cilit me këtë skuadër skadon në vitin 2021. Por duket se katalanasi edhe pas kësaj gjendjeje të krijuar duket se është i gatshëm që të qëndrojë te Citizens, dicka që e kanë bërë të ditur burime pranë 49 vjecarit për rrjetin televiziv amerikan ESPN, një ditë pas vendimit të UEFA

Mësohet se ish trajneri i Barcelonës ishte në dijeni të faktit që skuadra e tij do të skualifikohej e megjithatë ai shprehu gatishmërinë që të qëndronte teksa është në pritje të apelimit që klubi po përgatitet të bëjë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Gjithsesi, Guardiola është i ndërgjegjshëm se disa lojtarë mund të vendosin të largohen nga Manchester  City për të shkuar në jklube të tjerë që marrin pjesë në Ligën e Kampioneve

sfidanti.al