I padëshiruar tashmë te “demat” e Torinos, “dardani”, anësor i krahut të djathtë të mbrojtjes, Mërgim Vojvoda, duket se do të nisë një etapë të re në karrierën e tij, në një ekip goxha të njohur në arenën evropiane.
Bëhet fjalë për “gjigandët” e Stambollit, Fenerbahçe, të cilët kanë shfaqur interesim për 28-vjeçarin nga Kosova. Nga mediat është bërë me dije se drejtuesit e klubit turk kanë nisur dhe kontaktet e para me klubin torinez dhe duket se gjithçka po shkon drejt një transferimi të mundshëm të Vojvodës në Stamboll.
sfidanti.al