Ribashkim me “të kaluarën”, Alba kalon tek Inter Majemi

Tashmë gjithçka është zyrtare, anësori spanjoll i krahut të majtë të mbrojtjës së Barcelonës, Zhordi Alba i ka dhënë “lamtumirën” “katalanasve” të tij, për të nisur një “aventurë” të re, pranë Leo Mesit e Serxhi Buskets tek amerikanët e Inter Majemi.

Deri më tani nuk është bërë me dijë asnjë detaj i kontratës qoftë për nga kohëzgjatja apo dhe pjesa e pagesës së “veteranit” të mbrojtjes spanjolle, mirëpo duhet theskuar se Alba u largua nga Barcelona këtë verë pas 18 vitesh -në periudha të ndryshme- me një klub me të cilin fitoi gjithësej 18 tituj, ndër të cila, 6 La Liga, 5 Kupa të Mbretit, 4 Superkupa Spanjolle, 1 Champions League, 1 Botëror për Klube dhe 1 Superkupë Evropiane,

 

sfidanti.al