Milan i pandalshëm, “kuqezinjtë” tjetër afrim në merkato

Sportjelo, Pulisiç, Loftus-Çik, Luka Romero e së fundmi, Tijani Reijnders. Kjo është merkato e deri më tanimshme e “kuqezinjve” të Milan, por mesa duket nuk do të mbyllet me kaq, sepse ka ende emra në listën e “djajve”.

Kësaj radhe bëhet fjale për “bomberin” zviceran, të Salzburgut, Noa Okafor, i cili prej kohësh është në radarët e “kuqezinjve”, teksa është raportuar se gjithçka është mbyllur përsa i përket negociatave dhe ditën e nesërme, 23-vjeçar, “bomberi’ i mirfilltë do të mbërrijë në Milano për të firmosur kontratën e për të nisur një “aventurë” të re, në një prej klubeve më me histori në futbollin evropian.

 

sfidanti.al